Alimehmeti: Vaksina nuk të mbron 100%, rastin e Piperos duhet ta shohim, jemi pas në procesin e vaksinimit

Alimehmeti: Vaksina nuk të mbron 100%, rastin e Piperos duhet ta shohim,

Në një intervistë për Ora News, doktori Ilir Alimehmeti u shpreh se doza e parë e vaksinës ofron rreth 50% mbrojtje, ndërsa doza e dytë nuk ofron mbrojtje 100%.

Ai tha se Shqipëri duhet të flasë me shifra të mëdha referuar vaksinave, pasi në këto numra që është momentalisht është shumë pas në procesin e vaksinimit.

Alimehmeti: Në 10-12 ditët e para pas vaksinën nuk shohim ndonjë diferencë nga të pa vaksinuar, pastaj shihet efektshmëria, ku ofrohet një mbrojtjeje deri në 52 % përpara marrjes së dozës së dytë. Sipas Izraelit, ka një mbrojtjeje 33% doza e parë, por edhe doza e dytë nuk ofron mbrojtje 100%, sepse janë gjetur persona që janë infektuar sërish. Element i mirë është se këta persona kanë pasur një infektim me shenja klinike shumë të lehta.

Kjo nuk është parë deri më tani dhe duhet diskutuar më gjerë. Duhet të pritet sepse në proces akut inflamacioni nuk mund të merret vaksina. Simptomat pas vaksinës mund të jenë simptoma të zakonshme, që janë dhimbje koke dhe dhimbje trupi që janë klasike për vaksinat në përgjithësi. Për vaksinat flasim në një kuadër shumë minimal dhe nuk është se ka ndodhë vlerë. Thjeshtë po i merret dora procedurës. Po të bënim çdo ditë 5000 vaksina në ditë, i bie që 912 mijë vetë vaksinohen në një vit. Prandaj duhet të flasim në shifra shumë të mëdha, se nëse flasim për qindra, atëherë jemi shumë pas.

Alimehmeti shtoi se mutacioni i ri anglez i koronavirusit është më dominues dhe është identifikuar nga mbi 60 shtete.

Alimehmeti: Virusët bëjnë mutacione në mënyrë të vazhdueshme. Duket sikur është dominues më shumë varianti anglez. E mira është që vaksina Pfizer e neutralizon. Nga ana tjetër, a ka udhëtuar në vendin tonë? Në shtator është vënë re në shtator, po u bë publik në nëntor. Deri më tani janë mbi 60 shtete që e kanë identifikuar këtë mutacion të rinj dhe Greqia është vendi më i afërt me ne që e kanë konfirmuar. Ndërsa varianti i Afrikës së Jugut është në 10 shtete dhe është shumë më pak i përhapur. Varianti brazilian është më i kontrolluar dhe më pak i përhapur.

Vendi Lajme vaksina Aktualitet ilir alimehmeti proces Intervista në Ora News pipero

EMISIONET