I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i Ballit kombëtar Adriatik Alimadhi u shpreh se fryma e së majtës dhe ajo komuniste ka mbi 30 vite në vend.

Alimadhi shtoi se PD-ja si parti i ka zhgënjyer disa herë prandaj Balli nga tani e tutje do të vazhdojë një politike të pavarur.

Alimadhi: Unë nuk merrem me individin Basha. Fryma e majtë dhe komuniste që ka sot e 30 vite në vend madje edhe djathtas. PD nuk e ka konsoliduar mendësinë me të djathtën, pasi ka një program dhe një ideologji jo të plotë, prandaj gjërat kanë ecur kështu.

Qëllimi i së majtës ka qenë që votat e partive të vogla t’ia shkëpusë të djathtës. Për këtë fenomen kam dhënë kontributin tim që të mos humben nga e djathta dhe t’i shkojnë së majtës.

Balli kombëtar do të bëjë një politikë me identitet totalisht të pavarur. Sigurisht kjo varet edhe nga kushtëzimet e kodit të ri elektoral, ku pretendojmë që të marrim një mandat. PD-ja na ka lënë shumë për të dëshiruar dhe për t’i thënë PD-së se nuk kanë qenë të ndershëm për të bashkëpunuar me ne.