Në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se në 5 qershor u arrit një farë marrëveshjeje dhe paqe politike.

Alibeaj: Në 5 qershor u arrit një farë marrëveshje. Vlera e saj është se krijoi një paqe politike për ngjarjet elektorale. Aleatët e përshëndetën. Mbas atij momenti i pakënaqur sikurse ishte filloi Rama me historinë e ndryshime kushtetuese.

Kujdes nga qeni i lëshuar nga zinxhiri se bën dëm. Ne ju përmbajtëm rregullit të 14 majit dhe të shkruar sërish në 5 qershor. Çdo ndryshim tjetër duhet të kalonte në këshillin politik. Ne i thamë bujrum jemi këtu për ndryshime të tjera.