Alibeaj: Kupola e policisë është kthyer si agjenci funerale, mbledh gjymtyrë, krimi kërkon haraçin e votave para zgjedhjeve

Alibeaj: Kupola e policisë është kthyer si agjenci funerale,

Në një intervistë për Ora News, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Elibeaj u shpreh se pabesia e krimit ka filluar qysh ka ardhur në pushtet Edi Rama.

Alibeaj tha se kupola e policisë e rekrutuar pas vitit 2013 në mënyrë politike, përfshirë edhe ministrin janë kthyer në një agjenci funerale.

Alibeaj: Pabesia e krimit ka filluar qysh ka ardhur në pushtet Edi Rama. Kur erdhi Rama në pushtet ka qenë stina e bombave me telekomandë dhe po e mbyll këtë mandat me këtë model. Krimi po mbretëron. Pyetja më e madhe që secili duhet t'i drejtojë vetes është se si në vitin 2020 krimi është sypatrembur dhe sesi qeveria është indiferente. Kupola e policë së shtetit përballë kësaj trajektore të krimit nuk tregon as grimën më të vogël të ndërgjegjes.  

Kupola e policisë e rekrutuar pas vitit 2013 në mënyrë politike, përfshirë edhe ministrin janë kthyer në një agjenci funerale. Shkojnë vetëm mbledhin gjymtyrë të plagosurve dhe të gjakosurve. Nuk ka asnjë identifikim dhe arrestim autorësh, përkundrazi, ndodh që krimi gjithmonë e më tepër ushqehet dhe kriminelët udhëtojnë lirshëm rrugëve të vendit, dhe kriminelëve u jepen kahera sinjale dashamirëse nga ana e qeverisë. Amnistia fiskale ishte një sinjal për botën e nëndheshëm të krimit që të legjitimohet paraja e pistë e krimit. Krimi ka krijuar një koalicion me këtë pushtet që është sot dhe krimi lulëzon në periudhën para zgjedhjeve.

Alibeaj: Qeveria ka këtë mendësi, për ta bërë mik dhe shok krimin që të japë vota dhe të qeverisë me pa të drejtë. Prandaj është i pandjeshëm ministri Lleshaj, e prandaj ka hallin më të madh nëse do të jetë apo nuk do të jetë ministër, a e ka blerë 150 mijë apo 50 mijë makinën me të cilën udhëton. Kryeministri e ka pasur sentencë që këta hëngshin kokat e tyre.

Alibeaj theksoi se këto procese të krimit lidhen edhe me proceset elektorale.

Alibeaj: Këto ngjarja të siluetës së stilit mafioz dhe janë për shkak të hakmarrjes. Me njohjen e proceseve elektorale dhe mjafton që të njohësh situatën në Mirditë, dihet fare mirë se ka një front të ndezur atje për shkak të zinxhirit kriminal. Në janar ndodhi një ngjarja paraardhëse. Shteti nuk ka se si të mos dijë disa të vërteta qoftë edhe si thashetheme se cili është kontingjenti kriminale, nuk ka aftësi që të kesh nevojë që të kesh aftësi të jashtëzakonshme policiske, por mungon vullneti.

Madje, Alibeaj shtoi se qysh kur ka ardhur në krye të bashkisë së Tiranës, Rama ka bërë koalicion me krimin dhe pastrimin e parave përmes ndërtimit.

Alibeaj: Pushteti ka krijuar një lidhje me krimin në momentin e zgjedhjeve. Krimi ka nuhatje dhe ka kuptuar se pushteti ka nevojë për vota dhe ta kërkojnë haraçin shumë fish. Ky kryeministër sa erdhi në krye të bashkisë së Tiranës koalicioni i parë që bëri ishte pikërisht me krimin, nën atë operacionin e madh të ndërtimit të kullave dhe pastrimit të parave. Ky është një operacion i madh që Rama e tërheq pa pikë ndërgjegje. Akti i vetëm i e shkëput këtë lidhje është ndryshimi i madh politik.

Intervistoi Matilda Mcini, përgati A. Kurti

Vendi Lajme Politikë zgjedhje enkelejd alibeaj kupola e policise agjenci funerale gjymtyre krii harac

EMISIONET