I ftuar në Tempora në RTV Ora, ish deputeti i PD Enkelejd Alibeaj u shpreh se skandalet e kësaj qeverie ka qenë aq të shumta sa opozita e ka patur të vështirë të mbajë një “violinë të parë” në debatin publik.

Sipas tij, përveç faktit që janë korruptivë, këto janë shoqëruar edhe me një mungesë totale transparence.

“Ne nuk kemi folur tani, as dje. Ne kemi folur që në momentet e para kur kjo histori, po flas për koncesionet, që kur këto lindën. Ishim në parlament në atë kohë, kemi bërë edhe interprelancë.

Pse nuk e keni mbajtur si violinë të parë të debatit politik? Po kaq shumë gjëra sa ndodhin në këtë vend, prej kësaj mazhorance, kë të mbash e këtë lesh si çështje të parë të debatit publik? Në këtë vend çdo javë, del, lind një skandal i ri, i cili i ze vend skandalit të mëparshëm.

Së dyti për atë që ju pyesni, pse tani? Çfarë ka ndryshe ky? Në fakt nuk ka asgjë ndryshe nga koncesionet e mëparshme. Check up, sterlizimi e një sërë e sërë koncesionesh të tjera, shumë prej të cilave ndoshta nuk i dimë. Këto shoqërohen edhe një një mungesë totale transparence“, u shpreh ndër të tjera Alibeaj.