Në librin e tretë të tij, Alfred Peza rreket t`i bëjë autopsinë sistemit diktatorial shqiptar. “Enveriada” është një epokë, një planet ngjarjet e së cilës zënë fill në vitin 1985.

Libri është shkruar gjatë karantinës dhe Peza është frymëzuar nga histori reale, disa të jetuara e të tjera të dëgjuara.

Edhe pse një periudhë që i përket të shkuarës, elementë të “Enveriadës” gjenden edhe në demokracitë e sotme sipas tij.

“Disa elementë të “Enveriadës” mund ti kishte edhe Donald Trump, ashtu  siç mund ti ketë Putin apo shtrembërimet e demokracive që bëhen në shumë shtete dhe vende të tjera.”

Po kujt i shërben ky libër?

“Është një homazh për ata që e kanë jetuar, ashtu sikundër dhe për ata që e provuan nën lëkurë se çfarë ishte mekanizmi i diktaturës. Është dhe një libër për ata që e kanë dëgjuar por kurrë nuk e kanë jetuar atë periudhë, që historia të mos përsëritet”.

I radhës do të jetë një libër për periudhën postkomuniste që Alfred Peza e premton së shpejti për lexuesit.