Aktivisti kryesor i opozitës ruse, Alexei Navalny thotë se ai beson se Presidenti Vladimir Putin ishte përgjegjës për helmimin e tij.

“Unë pohoj se Putini qëndron pas këtij akti, nuk shoh ndonjë shpjegim tjetër,” i tha ai revistës gjermane të lajmeve Der Spiegel në një intervistë.

Nga Gjermania, ku Navalny po shërohet, u shpreh se ai u helmua nga një agjent nervor Novichok.

Gjetjet e tij u konfirmuan nga laboratorët në Francë dhe Suedi. Ndërsa Kremlini mohon çdo përfshirje.

Duke iu përgjigjur intervistës të enjten, zëdhënësi i Putin tha se nuk kishte prova që Navalny ishte helmuar me një agjent nervor dhe tha se agjentët e CIA po punonin me udhëheqësin e opozitës.

Navalny u sëmur në një fluturim në rajonin e Rusisë Siberi në 20 gusht.

Ai u transferua në spitalin Charité në kryeqytetin gjerman Berlin dy ditë më vonë.

Në një intervistë të botuar nga Der Spiegel të Enjten, Navalny tha se urdhri për përdorimin e Novichok mund të vinte vetëm nga krerët e tre shërbimeve të inteligjencës ruse dhe të gjithë ata punojnë nën Vladimir Putin.

Mbështetësit e tij fillimisht besuan se çaji i tij ishte pikuar me helm në aeroportin e Tomsk, por gjurmët e agjentit nervor u gjetën më vonë në shishet e ujit në hotelin ku ai qëndroi natën e kaluar.