I sigurtë në fitore, Basha: Ka ardhur koha të ndryshojmë

I sigurtë në fitore, Basha: Ka ardhur koha të ndryshojmë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket i kënaqur me marrëveshjen e arritur me 13 parti të tjera për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Madje, përmes një postimi në Facebook, kryedemokrati shprehet i bindur se më 25 Prill koalicioni "Aleanca për Ndryshim" fiton.

"Ka ardhur koha të ndryshojmë. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton", shkruan Basha.

Partitë që do të marrin pjesë në koalicioni opozitar:

1.    Partia Demokratike                        Lulzim Basha

2.    Partia Republikane                                Fatmir Mediu

3.    Partia Agrare Ambientaliste                 Agron Duka

4.    Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet      Shpëtim Idrizi

5.    Lëvizja për Zhvillim Kombëtar           Dashamir Shehi

6.    Partia Demokristiane                            Nard Ndoka

7.    Partia Fryma e Re Demokratike           Bamir Topi

8.    Partia e Ballit Kombëtar                Artur Roshi

9.    Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut     Vangjel Dule

10.  Partia Bashkimi Liberal Demokrat           Arian Starova

11.  Partia Bashkimi Demokrat                 Ylber Valteri

12.  Partia Mendimi i Djathtë Liberal       Mustafa Lici

13.  Partia Lëvizja e Legalitetit                 Shpëtim Axhami

14.  Partia Kristian Demokrate                  Dhimitër Muslia

Lexo edhe:

“Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”/ 13 partitë që garojnë bashkë me demokratët më 25 Prill

Vendi Lajme Opozita lulzim basha Politikë Lajmi i fundit PD zgjedhje koalicion Aktualitet aleanca për ndryshim

EMISIONET