Vetëndosje Qëndra Shqipëri synon të fitojë besimin dhe të marrë votën në 25 prill nga elektorati i pakënaqur me qeverisjen.

Albin Kurti në ditën e dytë të vizitës tre ditore në Shqipëri në mbështetje të tre kandidatëve të VV-së tha se shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë dhe VV.

Kurti: Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht edhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata sepse hallet e tyre të veçanta janë pakrahasimisht më të vogla se hallet e përbashkëta. Me politikat e duhura publike dhe ligjet e reja në Kuvend këto mund të adresohen.