Njësoj si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama 4 vite më parë, edhe Albin Kurti bën thirrje që në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit në SHBA të mos votohet Donald Trump por kandidati demokrat Joe Biden, raporton Ora News.

Përmes një video mesazhi në Facebook, lideri i Vetëvendosjes kërkon votimin e ish zv.presidentit amerikan dhe jep edhe arsyet.

“Thirrje për mbështetje të Joe Biden për President të ShBA-së”, shkruan Kurti mbi video.

Në fushatën elektorale të vitit 2016 të njëjtën gjë do të bënte edhe kryeministri Edi Rama, i cili me deklaratat e tij kundër presidentit Donald Trump bëri jehonë edhe në mediat botërore.

Sipas Ramës, zgjedhja e tij President do e dëmtonte shumë Amerikën.

“Që i bie që mos e dhëntë Zoti që amerikanët ta zgjedhin President. Sepse do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës  dhe sigurisht do të ishte një kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, do të deklaronte ndër të tjera Rama.

/a.r, OraNews