Një 30-vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë greke, i akuzuar se ka përdhunuar një 15-vjeçare me probleme mendore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Volos.

Sipas mediave greke, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe më pas janë takuar.

Prindërit e viktimës, pasi dëgjuan dëshminë e 15-vjeçares, depozituan një padi në polici duke pretenduar se, shqiptari kishte përfituar nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës për të abuzuar më pas seksualisht me të.

Pas kësaj 30-vjeçari u arrestua. Por gjatë marrjes në pyetje, shkruajnë mediat greke, ai ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, ndërsa deklaron se vetëm janë puthur.

Sipas legjislacionit grek, nëse vërtetohet akuza e perdhunimit, shqiptari rrezikon deri në 10 vite burg.