Në 100 vjetorin e  Bibliotekës Kombëtare, një debat i madh ka shpërthyer për dy kolosë të  kulturës dhe letrave shqipe, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, sa i takon implikimit të tyre me shërbimet sekrete.

Analisti Ilir Demalia thotë se Auron Tare bëri shumë mirë që publikoi dokumentat porse nuk mund të arrish në konkluzione për këto figura pa një studim të mirëfilltë.

Ilir Demalia: Auron Tare bëri mirë që e bëri këtë punë, jo se bie dakord me Taren, mënyrën dhe metodologjinë që ka përdorur ai. Nuk kemi pasur një studim të mirëfilltë historik, kjo po ndodh edhe tani me dy gjigantët e kulturës dhe letrave shqipe siç është Koliqi dhe Camaj. Fakti se Ernest Koliqi ka hapur i pari shkollat shqipe në Kosovë, ka qenë i pari që futi gjuhën moderne të letërsisë, gegnishten. Martin Camaj ka krijuar Katedrën e Albanologjisë në Gjermani. Janë monumente që nuk mund ti shembim.Por nga ana tjetër, a duhet të themi të vërtetën? Po. Por a duhet ti nxjerrim këto të vërteta, këto dokumenta me qëllime për të anatemuar, për të demonizuar këto dy apo të tjerë? Jo. Nuk mund të nxjerrim përfundim me 2-3 dokumenta të cunguara, jep hipotezat e tij dhe nuk ka asnjë lloj fakti. Ajo që ka shkruar Martin Camaj në aktin e bashkëpunimit është krejt normale, një djalë 23 vjeçar para ballafaqimit me burg ose i vdekur, nënshkruan një akt të tillë dhe pastaj ikën. Nuk ka asgjë që të provojë që Camaj ka futur në burg dikë.

Për Ora News, Demalia thotë se veprimet duhen parë edhe në kontekstin e kohës kur kanë ndodhur.

Ilir Demalia: Duhen marrë dhe studiuar në kontekstin e kohës dhe si do të kishte vepruar çdokush.Është kollaj të gjykojmë nga pozicioni sot. Vetë Koliqi nuk e ka mohuar që ka qenë në shërbim të fashizmit dhe fashist, për këtë u bë dhe u bë Ministër. Fashizmin deri në fillim të viteve ’30 e ka përkrahur dhe Amerika. Në këtë gjendje jemi edhe sot në Kosovë. Do të bëhesha me cilindo për t’ju njohur pavarësia nga e gjithë bota. Ata që futen në beteja do të bëhen dhe pis. Koliqi e ka bërë për një qëllim të mirë, Italia ishte për të njohur Shqipërinë etnike dhe në atë periudhë u njoh.

Por para se të shkojmë te Camaj dhe Koliqi, Demalia thotë se nuk kemi asnjë studim për komunizmin dhe krimet e tij.

Ilir Demalia: Camaj dhe Koliqi nuk kanë krime mbi kurriz. Regjimi komunist në bashkëpunim me armiqtë e Shqipërisë, serbët dhe rusët, na kanë shkatërruar duke ngritur kampe përqëndrimi, burgje. 1 milion herë bëhem me këta kolaboracionistë që kanë menduar për të mirën e Shqipërisë sesa këta kriminelë që kanë shkatërruar Shqipërinë.

Ata kanë vdekur nuk i dënojmë dot. Problemi është të kuptojmë çfarë ka ndodhur që të mos na përsëriten më. Edhe pas 30 vitesh nuk e kemi kuptuar këtë. Jemi në llogore, ata që i kanë shërbyer komunizmit kanë hall të mos rrëzojnë vetëveten ndërsa të përsekutuarit e vërtetë janë në një handikap se një pjesë e tyre kanë qenë kompromentuar. Si është rasti i Camaj që gjithë jetën e ka munduar ai dokument se mos ja nxjerrin dhe vetë letërsia e tij dhe gjuha e tij janë shumë hermetike.

A do të isha bërë unë me fashizmin kundër komunizmit?Sot është kollaj ta them. Por nga çfarë shoh them më mirë të na kishte mbajtur 50 vjet Italia se do të ishet bërë shumë më mirë Shqipëria. Në këtë gjendje që jemi është turp e faqja e zezë. Refuzojmë të mësojmë për të mbajtur historinë e katundit. Ne kemi falsifikuar historinë e këtyre 30 viteve që te heronjtë e demokracisë.

Pse vjen kjo në këtë periudhë?

Ilir Demalia: Kjo është për të relativizuar periudha dhe ky është qëllimi i Auron Tares dhe këtyre që hapin këtë lojë. Jo për të analizuar dhe njohur historinë. Kjo është dhe një strategji e kryeministri Rama në prag të zgjedhjeve për të bërë një ndarje prapë midis shqiptarëve dhe antishqiptarëve, midis tradhëtarëve dhe patriotëve, të fillojë prapë një kacafytje tjetër që ngjan me atë që është zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk keki bërë dekomunistizimin sepse ata që e kanë marrë në dorë kanë qenë në shërbim të tij.

Ndërkohë Demalia nuk bie dakord as me gjuhën e urrejtjes ndaj Auron Tares, i cili publikoi dokumentat.

Ilir Demalia: Një ndeshje primitivësh folklorikë që vjen neveri. Nuk kemi aftësinë për të kuptuar çfarë ka ndodhur duke i nxjerrë të gjitha por jo për të dënuar.