Akuzat ndaj Bashës/ Ish-ministri: 'Vëllai i madh' Alexandër fushatë për shokun Rama

Akuzat ndaj Bashës/ Ish-ministri: 'Vëllai i madh'

Kryeministri Edi Rama dhe miku i tij serb, Aleksandër Vuçic e kanë përkrahur njëri-tjetrin në situata të vështira. Kështu po ndodh edhe tani që Shqipëria ka hyrë në vit zgjedhor.

Sipas ish-ministrit Ylli Manjani, presidenti serb po mbështet Ramën me akuzat ndaj UÇK-së dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

"Kështu pra i doli koka muhabetit. Vëllai i madh Alexandar po i jep një dorë elektorale shokut Rama", nis postimin e tij Manjani.

Postimi i plotë:

Kështu pra i doli koka muhabetit. Vëllai i madh Alexandar po i jep një dorë elektorale shokut Rama.

Me rastin e akt-akuzave ndaj UÇK, ngrihet dhe "akt-akuza" politike ndaj Lulzim Bashës. Ky i fundit tashmë do shpallet "kriminel lufte", "trafikant organesh", pronar i "shtëpisë së verdhë" deri sa të mbarojnë zgjedhjet.

Mekanizmi i njohur tashmë:

Taulanti bën një komision hetimor parlamentar, mediat përreth botojnë dëshmi të sajuara (sajojnë shërbimet e fshehta sa të duash nga këto), bëhet zhurmë e madhe dhe fap...., vijnë zgjedhjet.

Kështu ne merremi me "krimet e luftës" të Lulit që i paska bërë si asistent i UNMIK. Harrojmë që është Rama duhet të japë llogari për pisllëk-qeverisjen dhe jo të kërkojë llogari...

Ndërkohë që UÇK gjendet në Hagë ushtarët e Alexandarit, mikut të shokut Rama, bëhen heronj!

Ja ku u rishkrua dhe historia e Ballkanit. Ky i fundit 2 lidera ka, Alexandarin dhe Ramën. Të tjerët janë automatikisht "kriminelë lufte" ose "të korruptuar", të cilët i zë Haga ose reformat në drejtësi.

Përveç UNMIK, këtyre edhe NATO do t'u dalë "trafikante organesh". Nuk e kanë problem fare...

He ta lumsha o shqipe! Për pushtet-shet çdo gjë! Atdheun të parin.

EMISIONET