Akuzat e Bashës, Rama: Politika me fatkeqësitë, si makina që ngec në rrugë se s'ka zinxhirë

Kryeministri Edi Rama nuk ka vonuar t'i përgjigjet akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili, në një deklaratë për mediat i ka kujtuar kreut të qeverisë premtimet e bëra përgjatë fushatës të disa viteve më parë.

Basha i ka cilësuar këto premtime si propagandë, ndërkohë që shton se Shqipëria me Ramën ka ngecur në baltë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se të gjithë e mbajnë mend në kohën kur ishte PD familjarët braktisnin shtëpitë e tyre dhe rrugët ktheheshin në pista patinazhi për makinat e qytetarët. 

Reagimi i plotë i Ramës në Twitter:

Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç'bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!

Politika me fatkeqësitë është si ajo makina që ngec në rrugë se s'ka zinxhirë për rrotat në rast dëbore dhe s'ka qytetar normal, sado i pakënaqur me qeverinë, që të bëhet rrotë me zinxhir si Andi Bushati, për të të besuar ty rrugën e të ardhmes së Shqipërisë për inat të qeverisë!

Postimi i Ramës në Twitter

Lexo edhe:

“Shqipëria ka ngecur në baltë” Basha i kujton Ramës premtimet e disa viteve më parë: Ka ardhur koha…

Vendi Edi Rama Lajme Twitter lulzim basha Politikë Lajmi i fundit Aktualitet

EMISIONET