Aktruan bashkë në film, Elvana Gjata zemërthyer për ndarjen nga jeta të aktorit Koço Devole

Mëngjesin e sotëm një lajm i trishtë ka ardhur, pasi aktori i njohur Koço Devole u nda nga jeta  pas një beteje me Covid-19.

 Ai mbylli sytë përgjithmonë në moshën 75-vjeçare, duke lënë mbrapa një pasuri të madhe në botën e kinematografise shqiptare.

Devole vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese që e kanë vështirësuar betejën e tij me Covid-19, duke e ndarë fatkeqësisht nga jeta.

Njëri prej roleve të famshme të aktorit ishte në filmin “Dy gisht mjaltë” të Ermal Mamaqit, ku të gjithë e pamë si babai i Elvana Gjatës.

Si shumë të tjerë edhe Elvana Gjata nëpërmjet llogarisë së saj në "Instagram" ka shprehur hidhërimin e saj të thellë për humbjen e tij.

Hidhërimi është kaq i madh! Ikonë e artit shqiptar! Vepra e tij tashmë është një testament arti! E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje. U prehsh në paqe mjeshtër!”- shkruan Elvana.

Showbiz Lajme Covid-19 Elvana Gjata humbi jeten koco devole

EMISIONET