Aktori i njohur Guliem Radoja rëndë në spital, Apeli i miqve drejtuar shtetit: I detyroheni atij

Aktori i njohur Guliem Radoja rëndë në spital, Apeli i miqve

Aktori i njohur Guljelm Radoja është në gjendje të vështirë shëndetësore në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Mësohet se aktori është infektuar me Covid-19 dhe prej ditësh ndodhet i shtruar në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Mësoj se Guljemi aktori jonë i dashur qenka rëndë në spitalin e Durrësit nga Covid. Shteti shqiptar i detyrohet këtij aktori për një shërbim më të specializuar jashtë shtetit. Uroj të rezistosh e të fitosh Guljem”, shkruan skenaristi Bashkim Zahaj.

Kush është Guljelm Radoja?

Ai ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

EMISIONET