Akt-akuzat e Speciales/ Ish-luftëtari i UÇK: Datojnë nga 1998, ja komisioni që ngriti Ibrahim Rugova

Akt-akuzat e Speciales/ Ish-luftëtari i UÇK: Datojnë nga 1998,

Dritan Goxhaj, ish-oficer i ushtrisë shqiptare dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë për Ora News ka komentuar zhvillimet e fundit në Prishtinë dhe akt-akuzat e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Goxhaj u shpreh se të arrestuarit e deritanishëm janë nga Drejtoria Politike e UÇK-së, ndërsa shtoi se kjo ushtri kishte mbi 10 drejtori.

“Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, pati dy procese edhe për serbët, edhe për shqiptarët. Pra, edhe nga pala shqiptare pati të akuzuar dhe të dënuar. Por pjesa më e madhe e akuzave, që ngriti Gjykata e Hagës, nuk u arrit të gjendej asnjë provë dhe u liruan.  Dhe ato akuza që u ngritën dhe nuk u provuan janë ngritur nga kjo gjykatë e Kosovës.

Aktualisht, të arrestuar nga Prokuroria Speciale janë 3 persona, pjesë e Drejtorisë Politike e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Shtabi I Përgjithshëm është shumë I madh, përfshin mbi 10 drejtori të ndryshme. Drejtorinë Politike e udhëhiqte Hashim Thaçi. Në këtë drejtori bënte pjesë ehde Kadri Veseli, i cili mbante edhe detyrën e kreut të Shërbimit Informativ dhe Jakup Krasniqi që ishte edhe zëdhënës I UÇK-së.

Kjo drejtori kishte edhe 3 anëtarë të tjerë, ndaj të cilëve nuk janë ngritur ende akuza dhe nuk janë të arrestuar. Nuk dihet se çfarë do ndodhë me ta. Janë vetëm anëtarë të Drejtorisë Politike, nuk kemi të arrestuar nga drejtori të tjera”, sqaroi ish luftëtari i UÇK.

Cilat ishin detyrat e Drejtorisë Politike?

Goxhaj: Ata merreshin vetëm me çështjet politike  të UÇK-së, me publikimin e saj, me takimet ndërkombëtare, siç ishte edhe Marrëveshja e Rambujesë.

Sipas Goxhajt, akuzat e Speciales datojnë që prej vitit 1998, ndërsa sqaroi dhe ndasitë politike mes FARK dhe UÇK.

Goxhaj: “Këto akuza datojnë që nga viti 1998. Në 1998, kryetari I LDK në atë kohë, Ibrahim Rugova, merr vendimin për krijimin e një komisioni të posaçëm për hetimin e krimeve të luftës, nga serbët dhe nga UÇK. Këtë komision e kryesonte Ekrem Kryeziu dhe kanë qenë edhe 6 anëtarë të tjerë. Ky komision e bëri mbledhjen e parë në nëntor 1998 dhe pastaj vazhdoi punën e tij dhe në mbarim të luftës është marrë me grumbullim materialesh. Në fillim të vitit 2001 ka dorëzuar dosjet e para në UNMIK.

Qëllimi I komisionit ka qenë mbledhja e fakteve për krimet dhe keqtrajtimet ndaj anëtarëve të LDK-së. Edhe në atë kohë ka patur përplasje për pushtet. LDK ishte me FARK, ndërsa UÇK ishte pjesa tjetër. Dhe FARK synonte të merrte udhëheqjen e luftës duke eleminuar UÇK-në. Pra, lufta për pushtet ka ekzistuar edhe gjatë luftës".   

Vendi Rajoni Lajme Politikë Kosovë gjykata speciale Aktualitet UÇK akuzat dritan goxhaj farkë

EMISIONET