Aksidentoi për vdekje policin në Vlorë, lihet në burg 19-vjeçari

Aksidentoi për vdekje policin në Vlorë, lihet në burg

Arrest me burg për 19-vjeçarin A.Veliu i cili aksidentoi policin Nuri Malaj 53-vjeç në datën 25 janar në mbrëmje në rrugën Transballkanike në Vlorë.

I riu 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa seanca ka nisur rreth orës 11:00.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje."

Gjyqtari i çështjes, Enkel Peza ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Mësohet nga burimet që i riu do ta vuajë masëne sigurisë në burgun e Fierit.

Vendi Lajme polici Kronike vdekje i riu aksidentoi

EMISIONET