Aksidentohen tre makina në Elbasan, plagoset drejtuesi i makinës dhe tre pasagjerë

Aksidentohen tre makina në Elbasan, plagoset drejtuesi i makinës dhe

Tre makina janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan - Librazhd në Labinot të Elbasanit.

"Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Mengël, Elbasan,  mjeti tip " Golf" me drejtues shtetasin P.B., 45 vjeç,  banues në Librazhd është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin I.S., 38 vjeç, banues në Durrës dhe me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasen A.M., banuese në Elbasan,  26 vjeçe" njoftoi policia.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i mjetit "Golf" , shtetasi P.B., si edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve që u përfshinë në aksident.

Aksidenti ka sjellë trafik të rënduar pranë Elbasanit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit .

Pak minuta më vonë në një tjetër aksident në Elbasan mbeti e plagosur një këmbësore pas përplasjes nga një makinë.

E moshuara është transportuar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vendi Lajme Kronike aksident ne elbasan

EMISIONET