Aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë.

Në fshatin Gjormë, automjeti që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.R, ka humbur kontrollin dhe duke dalë nga rruga.

Ai dhe një pasagjer që gjendjen në makinë mbetën të plagosur dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Por sipas asaj që raporton gazetari i Ora News në qytetin bregdetar, Edi Ruçi, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Burime nga spitali bëjnë me dije për Ora News se, viktima është një 27 vjeçar, i identifikuar si Akil Ruçaj.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.