Drejtuesja e mjetit “Smart” që u përfshi në aksident në Kamëz dy ditë  do të qëndrojë në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve. Ky ishte vendimi i gjykatës për 19-vjeçaren, Denisa Doku, ndërsa familjarët e 22 vjeçares Alida Spahiu që humbi jetën kanë kërkuar në gjykatë që drejtuesja e mjetit të mos ndiqej penalisht.     

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për Denisa Dokun, drejtuesen e mjetit të përfshirë në aksidentin dy ditëve më parë në Kamëz ku humbi jetën Alida Spahiu, 22 vjeç.

Masa e sigurisë për 19 vjeçaren  u dha në ambientet e spitalit të Traumës, ku Doku po merr mjekimin pas aksidentit.  

Avokati i 19-vjeçares, Bardhi Koci, kërkoi caktimin e masës “detyrim paraqitje” për Denisa me argumentin se është studente dhe kjo masë e pengonte nga frekuentimi i shkollës.

Avokati: “Është një studente.”

Në lidhje me aksidentin, avokati tha se nuk ishin ato nuk ishin shkaktare ngjarjes tragjike, dhe se duhej të ndalohej edhe dretuesi i mjetit tjetër.  

Avokati: “Në pamje të parë duket sikur shtetesja Denisa Doku, drejtuesja e mjetit “Smart” ka qenë shkaktare, por jo nuk është kështu. Është një iluzion optik i gabuar. Shkaktar është “Benzi” që me shpejtësi marramendëse e ka vënë përpara “Smartin””.

Ndërkohe familjarët e 22-vjeçares që humbi jetën kanë dorëzuar në gjykatë një deklaratë noteriale ku kërkonin që 19-vjeçarja, Denisa Dogu, të mos ndiqej penalisht.

“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, janë shprehur ata.

Avokati: “Viktima është nusja e vëllait të Denisës. Ata kanë lëshuar dhe deklaratë ku deklarojnë se nuk kërkojnë ndjekje penale.”

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në Kamëz, ku pas një përplasje me një mjet tjetër tip “Benz” humbi jetën Alida Spahiu.

Pak ditë më parë Ora News publikoi videon e momentit të aksidentit ku shihej momenti kur makina “Smart”, në timonin e së cilës ndodhej 19-vjeçarja Denisa Doku, i del para një makine “Benz” që vinte në kahun e kundërt të rrugës.

Përplasja është tepër e forte, ndërsa makina e vogël në të cilën udhëtonte Doku së bashku me 22-vjeçaren Alida Spahiu bën një rrotullim thuajse 360 gradë, duke u përplasur edhe me një automjet që po vinte nga pas.

Dy vajzat mbetën fillimisht të plagosura, në gjendje më të rëndë e reja 22-vjeçare, e cila fatkeqësisht dje humbi jetën në spital.

/a.r, OraNews

Lexo edhe:

Aksidenti tragjik në Kamëz, kush janë dy shoqet e përfshira? Njëra humbi jetën, tjetra pas hekurave