Aksidenti me 4 të vdekur në Rrugën e Kombit/ Ambasadori i Kosovës në Tiranë: Viktimat nga Prishtina

Aksidenti me 4 të vdekur në Rrugën e Kombit/ Ambasadori i

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka qenë pranë ambjenteve të Spitalit të Traumës për të mësuar nga afër gjendjen e 3-vjeçares Violeta Avdijaj, e mbetur e plagosur në aksidentin e ndodhur në rrugën e Kombit dhe ku humbi dy prindërit, motrën dhe një të afërm të sajin.

“Ka ndodh një aksident në Rubik. Kemi 4 të vdekur, një është I lëndur, një fëmijë. Është me lëndime të rënda, është në gjendje ende jo stabile. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzaminimin, ato që kanë mundësi, për ti shpëtuar jetën.

Kështu, kemi 4 të vdekur. Janë nga Prishtina ose më saktë nga rrethi i Prishtinës. Shoferi i kamionit është nga komuna e Rahovecit.

Është e dhimbshme! Familjarëve u shprehim ngushëllime", tha ndër të tjera Hasani.

Sa i përket gjendjes së tre-vjeçares, ambasadori u shpreh se ka dëmtime në këmbë, stomak dhe në kokë.

Lexo edhe:

Humbi prindërit dhe motrën në aksident, mbërrin te Trauma 3-vjeçarja. Ja gjendja e saj

Burrë e grua dhe dy fëmijë kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova, Isa Ishala, raporton Ora News.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike spitali i traumes Aktualitet aksidenti tragjik nait hasani ambasadori i kosoves

EMISIONET