Kampioni i garave të MotoGp, Marc Marquez i është nënshtruar një operacioni në shpatulll e cila rezultoi me sukses pas asaj përplasjes së frikshme gjatë garave ditën e diel (19 korrik).

Ai u operua në Barcelonë ku ka shmangur komplikacionet në shpatull.

Ekipi i tij bën me dije se ai mund të humbasë vetëm një garë e do të jetë i gatshëm për çmimin e madh të Çekisë.

Marquez do të futet në garë vetëm me një synim të qartë, “të gdhendë” rrugën drejt titullit kampion.