Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm pranë vendit të quajtur “Shkallët e Tujanit”.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital një prej dy të plagosurve.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:00 kur një makinë që po lëvizte pranë një kantieri ndërtimi humbi kontrollin dhe për pasojë humbi jetën në vendngjarje një prej pasagjerëve, ndërsa drejtuesi i saj dhe një tjetër pasagjer mbetën të plagosur.

Ndërkohë, Policia ka vënë në pranga edhe drejtuesin e mjetit, 42-vjeçarin me iniciale N.K.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital)”

Lexo edhe:

Aksident te “Shkallët e Tujanit”/ Një i vdekur e dy të plagosur