Njëmbëdhjetë persona mbetën të plagosur në 4 aksidente të shënuara gjatë orëve të pasdites. Shpejtësia dhe problemet në rrugë dyshohen shkaqe kryesore.

Përplasja e tre automjeteve në superstradën Lezhë -Milot shkaktoi kaos dhe trafik të rënduar të lëvizjes.

Përplasja mes mjeteve ishte e fortë. Për pasojë dy persona mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit që u shënua pranë fshatit Rrilë.

Policia ndërhyri mori masa, por normalizimi i trafikut të krijuar nuk ishte i lehtë.

Një furgon ndërkohë doli nga rruga e përfundoi në një kanal të mbushur me ujë në fshatin Qarr të Fierit. Burrë e grua që udhëtonin aty mbetën të plagosur, famitësisht jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i ngjarjes dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndricimit.

Më herët gjatë ditës 5 persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Elbasan-Peqin.

Dy makina u përplasën pranë fshatit Pajovë. Për pasojë të plagosur mbetën 2 burra e tre gra që udhëtonin në automjete.

Ata janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore, ku dy raportohen në gjendje të rëndë. Nga të dhënat e para shkak i aksidentit dyshohet shkelja e rregullave të qarkullimit.

Një tjetër aksident u shënua në aksin Gjirokaster-Kakavijë, ku mbetën të plagosur lehtë dy persona.

Policia tha se po punon për zbardhjen e shkaqevetë aksidenteve 11 të plagosur.