Një ditë pas aksidentit të rëndë ku humbi jetën vajza 10-vjeçare në zonën e Alliasit në Tiranë, policia i ka kërkuar bashkisë marrjen e masave për sinjalistikën, e cila shpesh bëhet shkak për ngjarje të rënda rrugore. Ndërkohë ekspertët e sigurisë rrugore e shikojnë me shqetësim bilancin e aksidenteve nën ditëve e para të janarit ku humbën jetën 11 qytetarë dhe u plagosën mbi 70 të tjerë.

Një ditë pas aksidentit të rëndë ku humbi jetën vajza 10 vjeçare në zonën e Alliasit në Tiranë, policia i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Transportit të marrin masa për vendosjen e sinjalistikës për të parandaluar ngjarje të tjera.

“Është një segment që është bërë rishtaz, amkoma nuk është vendosur sinjalistika rrugore e duhur. Jemi në një rrugë urbane dytësore, ngjitur me një banesë.”

Viti 2021 filloi me një bilanc të rëndë nga aksidentet me 11 të vdekur dhe 70 të plagosur në dy javë ndërkohë që goditja e kalimtarëve jashtë rrugës nga makinat që tejkalojnë shpejtësinë është kthyer në fenomen shqetësues.

Por për shefin e qarkullimit rrugor Erion Ahmeti, një tjetër faktor i aksidenteve është dhe sjellja e këmbësorëve që nuk respektojnë vendkalimet e dedikuara.

“Problematike mbetet pjesa e respektimit të sinjalistikës rrugore nga këmbësorët dhe drejtuesve të mjeteve në semafor”.

Nga ana tjetër ekspertët e sigurisë rrugore thonë se bilanci me të cilin ka nisur ky vit është alarmant.

“Nuk e  përqëndrojnë vëmendjen, përdorin celularin, nuk përdorin rripin e suigurimit dhe nuk respektojnë sinjalistikën, semaforët”.

Eksperti, Islam Qibini, thotë se duhen shtuar kontrollet e policisë rrugore, për të parandaluar qarkullimin me mjete të personave nën efektin e drogës.

“Nuk kanë drager, sidomos për pijet alkoolike dhe lëndët narkotike.”

Një ditë pas aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e vajzës së mitur në Allias, policia ka arrestuar drejtuesin e makinës Alban Guri, i cili rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur.