Një 22 vjeçar humbi jetën pasi automjeti ku udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal vaditës.
Aksidenti fatal ndodhi pak pas mesnate në aksin Fushë Milot-Gurëz në Kurbin.
Viktima u identifikua si Redon Zefi, banues në fshatin Gurrëz.
Ai ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.
Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë të lëvizjes dhe mungesës së ndriçimit në rrugë.
Dy muajt e parë të vitit kanë prodhuar bilanc tragjik viktimash në rrugë.
Të paktën 6 persona kanë humbur dhe të paktën 28 kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidenteve përgjatë muajit Shkurt.
Ndërsa gjatë janarit u shënuan 22 viktima dhe 143 të lënduar në 125 aksidente.
Aksidenti më i rëndë ka qenë ai i datës 14 janar, kur humbën jetën 4 persona nga e njëjta familje që udhëtonte nga Kosova në Shqipëri.
Rritja e ndjeshme e këtyre ngjarjeve mban si shkaktarë kryesorë vetë drejtuesit e mjetit, fajtorë në 80% të rasteve.
Arsyet kryesore janë shpejtësia dhe parakalimet e gabuara.
Qarqet me trafikun më të madh, janë edhe ato me më shumë aksidente, si Tirana, Durrësi dhe Lezha.