Aksident tragjik në Finiq, humb jetën drejtuesi i mjetit, plagosen 3 pasagjerët

Aksident tragjik në Finiq, humb jetën drejtuesi i mjetit, plagosen 3

Shpejtësia e lartë e lëvizjes dyshohet shkak i aksidentit me një viktimë dhe tre të plagosur mbrëmjen e së hënës, 15 mars, në aksin Krane-Konispol.

Makina ku udhëtonin katër të rinj doli nga rruga dhe u rrokullis disa herë jashtë saj deri sa përfundoi në këtë gjendje që shihet nga pamjet.

Për pasojë Klement Kristidhi, 30 vjeç, që ishte drejtuesi i makinës humbi jetën në vend.

Ndërsa tre personat e tjerë që udhëtonin bashkë me të ndodhen ende në gjendje të rëndë.

Arjan Gribura, 31 vjeç, ka pësuar frakturë në shtyllën kurrizore, frakturë të dorës së majtë dhe të djathtë si dhe frakturë në këmbën e majtë.

Agron Muhametaj, 22 vjeç, ka pësuar shumë lëndime dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës.

Ndërsa, Shkëlqim Muhametaj, 31-vjeç, nuk ka pësuar lëndime të shumta dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.

Raportohet se të katërt, janë banorë të fshatit Mursi, bashkia Konispol.

Të paktën 12 persona  kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në dy javët e para të marsit.

Shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Vetem në harkun e katër ditëve javën e kaluar aksidentet u morën jetën 8 personave në vetëm tre aksidente në Lushnje, Rrogozhinë e Kashar

Shpejtësia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit ka qenë shkaku kryesor.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vendi Lajme viktima Lajmi i fundit Kronike finiq aksident Aktualitet

EMISIONET