Aksident tragjik në Dibër, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Aksident tragjik në Dibër, 1 i vdekur e 3 të plagosur

Vijon përgjakja e rrugëve të vendit nga aksidentet automobilistike.

Më i fundit është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dibër.

Një 26 vjeçar, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip 'Opel', ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën në spital M. B., rreth 34 vjeç.

Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe shoferi i automjetit, të cilët janë duke marrë ndihmën e parë në spital.

Policia: "Në aksin rrugor rural Kastriot---Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip 'Opel', ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit".

Vendi Lajme policia diber Lajmi i fundit Kronike aksident Aktualitet arras

EMISIONET