Aksident tek kthesa e Kamzës, makina përplas biçikletën

Aksident tek kthesa e Kamzës, makina përplas biçikletën

Një aksident automobilistik u regjistrua pasditen e sotme tek kthesa e Kamzës.

Një automjet me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç përplasi një biçiklist, shtetasin me iniciale Xh.K., 52 vjeç.

Ai u dërgua menjëherë në spital nën kujdesin e mjekëve ku fatmirësisht nuk ka plagë të rënda.

"Më datë 08.08.2020, rreth orës 17:25, tek kthesa e Kamzës, mjeti me drejtues shtetasin F.Gj., 27 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin XH.K., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekeve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vëndngjarje" - njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Foto ilustruese)

Vendi Lajme makina aksident biciklete Aktualitet i plagosur

EMISIONET