Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë Institutit Bujqësor në kryeqytet.

Si pasojë e plagëve ka humbur jetën një këmbësor, GJ.L., 71 vjeç

“Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.” – njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes