Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Peqinit.

Bëhet fjalë për një mjet tip Mercedes-Benz dhe një fuoristradë Hyundai që janë përfshirë në aksident.

Për pasojë, e plagosur ka mbetur një grua, një i ri dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi 120 km në orë në kryqëzimin në superstradën Elbasan-Rrogozhinë, në hyrje të qytetit të Peqinit.

Të plagosurit po transportohen me autoambulancë drejt spitalit të Elbasan.