Aksident në Vlorë/ Plagoset pasagjeri, shoqërohet shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Një mjet tip Ford me targë AA 952 XV ka humbur kontrollin si rjedhojë e shpejtësisë së madhe dhe ka goditur barrierat e rrugës, në një pjesë ku po kryen punime.

Në automjet ndodheshin dy persona, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri.

Drejtuesi është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Blutë e Vlorës kanë nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa në vendngjarje mbërriti dhe shërbimi zjarrfikës.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 17.12.2020, rreth orës 19:15, në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike vlore makina aksident Aktualitet

EMISIONET