Një këmbësor mbeti i plagosur ndërsa u përplas mesditën e  sotme nga motori i një biznesi fast food-i.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Mësohet se ka fraktura në trup por është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit për marrjen në pyetje.