Një 54-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Torovicë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30, në vendin e quajtur “Varrezat e Torovices”, ku janë përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Mark Llugja  29 vjeç banues në Torovicë  me mjetin çiklomotorin me drejtues Llesh Metohija 54 banues në Torovicë.

Si pasojë ka mbetur i plagosur ky i fundit, i cili ndodhet në spitalin rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.