VIDEO - Aksident në qendër të Tiranës/ E përplas makina, gruaja ende në mes të rrugës

VIDEO - Aksident në qendër të Tiranës/ E përplas

Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë zonës së “Urës së Tabakëve” në Tiranë.

Siç shihet në videon e siguruar nga Ora News, një automjet ka përplasur një qytetare, e cila vijon të jetë e shtrirë në tokë në pritje të ambulancës.

Kanë qenë qytetarët e rastësishëm ata që janë përpjekur ti japin ndihmën e parë.

Ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit, por në momentin e përplasjes gruaja ka qenë e vetëdijshme.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.10.2020, rreth orës 10:50, në bulevardin "Bajram Curri", mjeti me drejtues I.D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.N., 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i tij ndodhet në vëndngjarje.


Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vendi Lajme Ora News Lajmi i fundit Kronike tirane aksident Aktualitet

EMISIONET