Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Një automjet ka përplasur një këmbësor në qendër të qytetit teksa ai kalonte në vijat e bardha.

Si pasojë e plagëve, fatkeqësisht ai ka humbur jetën.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit: Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qira ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Durim Gjini, 57 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili ka ndërruar jetë.”  – njofton policia.

Mësohet se drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur këmbësori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.