Një aksident i rëndë ka ndodhur në Halilaj të Lushnjes pasditen e sotme.

Një motorr është përplasur me një makinë që drejtohej nga Flaurent Kaja, 43 vjeç, banues në Halilaj. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorrit Veleriano Bualli, 54 vjeç, banues në fshatin Vërri.

Sakaq shoferi i makinës është dërguar për mjekim në Spitalin e Lushnjes pas dëmtimeve të marra, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.