Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.

Sipas informacioneve, drejtuesja e mjetit me targa AA068VX ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar.

Makina ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme,teksa drejtuesja është dërguar me urgjencë në spital.

Sakaq policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.