Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ne rrugen prane lagjes “Gurra”.

Dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar i njërës prej tyre.

Nga përplasja të dy automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Ndërkohë të dy drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta pa pasoja për jetën.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur në një zonë të populluar të qytetit është bllokuar edhe trafiku.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjes.