Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Qarr, Njësia Administrative Levan në Fier.

Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Në furgon ndodhej një çift bashkëshortësh, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje po punojnë për nxjerrjen e njerëzve nga mjeti. Sipas raportimeve paraprake, gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vijon…