Një aksident rrugor është regjistruar te ura e Fajancës në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme, ku dy makina janë përplasur mes tyre.

Sipas policisë, nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Grupi i hetimit në vendgjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Aksidenti në Korçë