Policia e Qarkut Durrës kanë vënë në pranga një 43 dhe 24-vjeçar.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, 43-vjeçari, në rrugën dytësore Borizanë – Fushë  Krujë, duke drejtuar mjetin “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç dhe për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 24-vjeçari është arrestuar në lagjjen nr.14 të qytetit bregdetar teksa drejtonte motoçikletën pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. R., 43 vjeç, banues në Borizanë, Fushë Krujë, pasi në rrugën dytësore Borizanë – Fushë  Krujë, duke drejtuar mjetin “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. V., 45 vjeç dhe për pasojë janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

L. T., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.