Dy makina u përfshinë në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në në aksin Fushe-Krujë-Tiranë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:00, pranë tregut të fruta -perimeve të Fushë-Krujës.

Një autoveturë tip Audi me targa AA719 teksa ishte duke dalë në rrugë është përplasur me një mjet tjetër.

Si pasojë është dëmtuar lehtë njëri nga personat që gjendej në mjetin tip “Audi” dhe është dërguar pranë Urgjencës shëndetësore Fushë-Krujë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për aksidentin.