Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 në hyrje të qytetit të Fushë Krujës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Fushe Krujë-Durrës ku një “Golf” me targa AB 969 AA  është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes së fortë është dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit.

Ai ëhstë dërguar me urgjencë drejt Tiranes ndërsa drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Sipas policisë mendohet se shkaku i aksidentit është  shpejtësia e lartë e makinës.