Një aksident është regjistruar paraditen e sotme ( 20 korrik), në Elbasan, ku një automjet tip ”Benz”, ka përplasur një motor.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Shkumbinit në lagjen Shënkoll.

”Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan,  shtetasi A.B.,  banues në Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Benz”,  është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin J.Ç.,  74 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i motoçikletës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.