Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm (18 korrik) në Belsh.

Në aksident u përfshinë një makinë tip “Skoda” që po udhëtonte nga Kuçova për në Elbasan si edhe një makinë tip “Volkswagen” që udhëtonte nga Elbasani për në Belsh.

Nga përplasja e fortë mbetën të plagosur 3 persona.

Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.