Një shtetas ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, njofton policia.
Një mjet me drejtues shtetasin E.B, 52 vjeç ka aksidentuar këmbësorin, ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55 te mbikalimi i Fllakës.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi E.B është shoqëruar në ambientet e komisariatit Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.