Një makinë është përplasur me bordurën anësore të rrugës në aksin Rrëshen-Autostradë, në dalje të Urës së Fanit.

Sipas informacioeneve të para, mjeti ka pësuar dëmtime të rënda, por nuk raportohen dëme në njerëz. Mësohet se me mjetin tip “Golf” udhërtonin dy pasagjerë.

Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.