Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë-Shkodër.

3 automjete janë përplasur para pak minutash ne vendin e quajtur Mabe.

Nga burimet e para, raportohet për 4 te plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Ndihma e pare atyre u është dhënë nga banorët e zonës, ndërsa pastaj janë transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës.

Policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe po kryen verifikimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.